Përfshihet nga flakët gjatë lundrimit në det një skaf në Himarë.
Sipas Policisë Kufitare të Vlorës, ngjarja ka ndodhur në vijën bregdetare të Himarës, pranë vendit të quajtur "Llaman", ku mjeti lundrues tip skaf "Liburnet 1", dyshohet se për shkak të nxehjes së motorit është përfshirë nga flakët.
Në bordin e mjetit lundrues që mori flakë ndodheshin 2 persona, të cilët sapo kanë pikasur zjarrin janë hedhur në det, fatmirësisht pa pësuar asnjë lëndim.
Skafi drejtohej nga Altin Bejko dhe bashkë me të në bord ndodhej edhe Dorjan Danaj, të dy me banim në Durrës.