Report TV - Braho: Dy viktima nga zjarri, të plagosurit në gjëndje të mirë

2016-09-20 0

Drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Vjollca Braho, u shpreh se janë dy viktima nga rënia e zjarrit në Spitalin Amerikan të Tiranës.

Ajo theksoo se të plagosurit nga zjarri në Spitalin Amerikan janë në gjendje të mirë. Braho sqaroi se shkak për ngjarjen tragjike është bërë një pacient i cili ka tentuar të djegë një tjetër.

"Pasi pacienti ka marrë shërbimin e Hemodializës, ai i është drejtuar dhomës së pacientëve të tjerë ku ka hedhur benzinë në drejtim të pacientit që ai donte t'i vinte zjarrin, por flakët kanë përfshirë edhe pacientët e tjerë", u shpreh Braho.

Ajo theksoi se procesi i Hemodializës do të vijojë në godinën tjetër të Spitalit Amerikan në Tiranë

Free Traffic Exchange