Report TV - Byroja e Hetimit, hetuesit me telefon dhe email të dedikuar

2016-09-20 1

Miratimi i draftit të reformës në drejtësi pritet ti hap rrugë ndërtimit të byrosë kombëtarë të hetimit një institucion i ri ky i ngjashëm me Byronë Federale të Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për të arritur deri në ndërtimin e Byrosë kërkohet votimi i projektligjeve shoqëruese të reformës në drejtësi e përkatësisht një prej këtyre 7 projektligjeve i dedikohet Prokurorisë së Posacme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Do të duhet sesioni parlamentar i shtatorit 2016 për të parë nëse do të marrë apo jo ky projektligj 84 votat e nevojshme në parlamente për të nisur nga puna në rastin më të mirë në vitin 2017.

Ndërkohë në terren gurët e para të themelit për Byronë kanë nisur. Në nenin 7 të projektligjit parashikohet selia qëndrore e Byrosë të jetë në Tiranë.

Faza përgatitore për tu bërë pjesë e strukturës së posacme të hetimit përfshi dhe Byronë përkufizohet në nenin 8 ku fillimisht depozitohen dekalratat e pasurisë pranë Inspektoriatit të Pasurisë, plotësohet një formularë pyetëosrë për sigurinë dhe për herë të parë këta kandidat nënshkruajnë një marveshje me shtetin ku pranojnë të përdorin mjete komunikimi të dedikuara përfshi numrin e telefonit dhe postën elektronikë të cilat pranohet të jetë objekt vëzghgimi.

Referuar nenit 34 të projekligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar Drejtori i Byrosë do të propozohet nga drejtuesi i prokurorisë së posacme dhe dy anëtarë të saj.

Më pas është këshilli i lartë i prokurorisë që emëron me një mandate 5 vjecarë drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por kush mund të kandidojë për tu bërë drejtues i Byrosë?
Sipas nenit 35 të projektligjit Drejtuesi i këtij institucioni mund të vijë nga radhët e policisë së shtetit, policisë gjyqësore ose një prokuror që plotëson kushtet pas një trajnimi që duhet të kryej më parë.

Free Traffic Exchange