Report TV - Krim në familje në Patos, burri vret gruan me thikë pas një debati

2016-09-20 5

Një krim në familje tronditi qytetin e Patosit orët e vona të mbrëmjes së sotme, ku burri vrau gruan me thikë pas një debati të ashpër.

Viktima është Resmije Gocaj 50-vjeç, ndërsa autori, bashkëshorti Kovaç Goxhaj 55- vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen e re të Patosit, rreth orës 23:30 ndërsa policia ka mbërritur pas lajmërimit nga fqinjët duke arrestuar 55-vjeçarin.

Nga dëshmitë e para mësohet se 55- vjeçari e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje autorin për të zbardhur shkaqet që dërguan në vrasjen e 50-vjeçares.

Free Traffic Exchange