Ora News – Dy të vrarë në Vlorë: Mes tyre pronari i pikës së basteve ku ndodhi krimi

2016-09-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti bregdetar i Vlorës u trondit mbrëmjen e së dielës, 24 korrik 2016, nga një krim i rëndë. Dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri ndërsa një tjetër u plagos në lagjen ?Partizani? në qytetin e Vlorës.
Krimi është shënuar në një pikë bastesh rreth orës 22:05 në një pike bastesh.
Viktimat janë identifikuar si Ilir Deromema, rreth 45 vjeç, banues në Vlorë, pronari i eurollotos ku ndodhi vrasja dhe Dhimitër Çani 60 vjeç, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Krenar Runaj 53 vjeç.
Viktimat kanë qenë të ulur në tavolinat jashtë lokalit.Trupat e pajetë janë dërguar në morg, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit bregdetar. Ai ka marrë dy plumba një në krah e tjetrin në legen dhe gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë. Sot në mëngjes (25 korrik) ai është transportuar drejt spitalit të Traumës.
Gjendet makine e djegur- Një makinë e djegur, tip Xhip, me targa AA 210FS është gjetur plotësisht e djegur pranë fshatit Alikok/ Dyshohet se mjeti i djegur është ai që kanë përdorur autorët e krimit. Më pas ata mendohet se janë larguar me mjet tjetër. Pas verifikimeve rezultoi se mjeti është vjedhur në Fier, 2 muaj më parë.
Hetimet- Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por burimet të Ora News bëjnë të ditur se autorët, mendohet se kanë qenë tre, kanë shkuar në vendin e ngjarjes me makinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vriten-dy...