Dy të vrarë me armë zjarri në Vlorë, një i plagosur në gjëndje të rëndë

2016-09-20 0

Dy persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme 24 korrik në qytetin e Vlorës pranë rrugës së spitalit.
Sipas gazetarës së Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në afërsi të një pikë bastesh.
Viktimat janë dërguar në morg, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit bregdetar dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve të para një prej viktimave është identifikuar si I.Deromema ndërsa nuk dihet identiteti i vikimës tjetër, ndërsa i plagosur është identifikuar si K. Runaj 53 vjeç i cili ka marrë dy plumba në trup.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por burimet të Ora News bëjnë të ditur se është qëlluar nga një makinë në lëvizje.
Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja e rëndë vjen në një periudhë kur qyteti i Vlorës është në kulmin e sezonit turistik dhe pushuesit janë të shumtë në numër.