Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grua, vajza e saj 9 muajshe dhe një tjetër fëmijë vetëm 18 muajsh, humbën jetën në një aksident të rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mesditën e sotme 24 korrik.
Mjeti tip furgon me rreth 10 persona në të, të gjithë të afërm me njëri tjetrin, po ktheheshin nga Saranda, kur në fshatin Mashkullorë, janë përplasur me një veturë me targa zvicerane ku udhëtonte një familje kosovare.
Si pasojë e goditjes kanë humbur jetën në vendngjarje nënë e bijë Albana Hasani, vajza e saj 9 muajshe me iniciale D.D, si edhe djali 1 vjec e gjysmë nga Kosova me iniciale L.L. i cili ndodhej në mjetin me targa zvicerane. Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksident-i-rende-ne-gjirokaster-kakavije-dy-te-vdekur-tete-te-plagosur/