Report TV - KLD: Ministri Tahiri shkeli Kodin e Procedurës Penale e Ligjin e Policisë

2016-09-20 0

Zbardhen akuzat që Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) ngriti ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ky i fundit paditi dhe akuzoi gjyqtarin Arjan Aliaj. Ky i fundit ishte gjyqtari që mori masën e pezullimit nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe dy vartësve të tij Artion Duka e Entiol Xhelilaj, me kërkesë të prokurorisë që po heton skandalin e përgjimeve.

Tahiri e quajti Aliajn një gjyqtar që ka liruar kriminelë, ndërsa ndaj tij, policia ka nisur një hetim që për pasurinë e gjyqtarit. Pasuria kishte të bënte me mënyrën se si ishte bërë pronë e gjyqtarit një vilë tri katëshe. Në padinë e KLD-së renditen nenet ajo pretendon se ministri Tahiri i ka shkelur. Sipas padisë, Ministri akuzohet se ka shkelur nenet 317 dhe 278, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale.

Neni 317 trajtojn mënyrën e marrjes së provës dhe administrimit të tyre, si dhe kërkesat për marrjen e provës, afatet dhe përmbajtjen e saj. Në nenin 278 përfshihen kompetencat e gjykatës në hetimet paraprake ku për kërkesat e do pale vendos gjykata, si dhe hetimet ndiqen nga i njëjti gjyqtar. Po ashtu sipas kallëzimit Tahiri akuzohet se ka shkelur nenin 7 të ligjit 108/2014 për Policinë e Shtetit dhe nenin 281, pika 4 të procedurës penale. Në nenin 7 të Ligjit të Policisë së Shtetit trajtohen kompetencat e ministrit dhe në pikën 3, thuhet se Ministri nuk ka kompetenca operacionale në Polici.

Ndërkaq në nenin 281 të Kodit të Procedurës penale thuhet se në rastet kur një funksionar publik vihet në dijeni të një vepre penale që ndiqet kryesisht, ai bën kallëzim me shkrim në organin e akuzës. Këto shkelje pretendohet se kanë duke sjellë pasoja në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Arian Aliaj. KLD nënvizon se qëllimi i deklaratave të Ministrit ishte vetëm intimidimi, frikësimi dhe kanosja e gjyqtarit. Sipas KLD, Tahiri ka tejkaluar në mënyrë të paligjshme rolin institucional. KLD thekson në padi se Saimir Tahiri ka vepruar për llogari personale. Ministri po hetohet edhe vetë për pajisjen e përgjimit, ndonëse ndaj tij nuk janë ngritur zyrtarisht akuza.

Free Traffic Exchange