Ora News – Reforma në drejtësi, si do zgjidhen anëtarët e Vettingut , të KLGJ dhe KLP?

2016-09-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Miratimi me konsensus i ndyrshimeve kushtetuese seancën e së enjtës, i hap udhë përzgjedhjes nga politika, të 31 zyrtarëve të lartë të drejtësisë .
Përzgjedhja do të nisë me 21 anëtarët e Komisionit të Vettingut, që do të përbëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifkikimit, Kolegji i Apelimit dhe dy komisionerë publikë.
Kandidatët dorëzojnë aplikimin tek Presidenti, që ka 45 ditë për të nxjerrë listën e atyre që kualifikohen dhe jo, në të kundërt kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.
Është më tej operacioni ndërkombëtar i monitorimit që vlerëson kandidatët dhe i kalon 3 lista Kuvendit, në të gjelbrën kandidatët nuk plotësojë kriteret formale, në të bardhën janë kandidatët e kualifkuar, në të zezën, ngelësit.
Liastat filtrohen nga komiosni ad hoc me 6 anëtarë ë Kuvendit, tre nga opozita tre nga shumica. Më pas një komison tjetër me 12 anëtar zgjedh në mënyrë elektronike 12 kandidat për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerët publikë, ndërsa një komison i tretë zgjedh në të njëntën mënyrë, 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/si-do-zgjidhen-anetaret-e-vettingut-te-klgj-dhe-klp/

Easy Viral Banner Traffic