Tre persona, një grua dhe dy fëmijë kanë mbetur të vdekur dhe 7 janë të plagosur, mes tyre 3 në gjendje të rëndë nga një aksident në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë.
Dy makina një furgon dhe një makinë tip ?Nisan? janë përfshirë në aksident në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë në vendin e quajtur në "Mashkullorë".
Dy nga tre personat që kanë humbur jetën, nëna efektive policie, Albana Hasanaj dhe e bija ishin duke udhëtuar me furgonin me targa AA 760 LI, ndërsa nxjerrja e trupave ka qenë shumë e vështirë, pasi është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve nga përplasja e fortë. Nënë e bijë ishin ulur në sediljen e parë dhe përplasja ka qenë fatale.
E ndërsa Albana Hasanaj a ka humbur jetën në vend, fëmija e saj ka ndërruar jetë në spital sipas të dhënave të policisë së Gjirokastrës.
Ndërsa viktima e tretë, sërish fëmijë që ka humbur jetën ishte duke udhëtuar mjetin tip ?Nisan?.
Nga aksidenti kanë mbetur edhe 7 persona të plagosur, mes tyre drejtuesi i mjetit tip ?Nisan? dhe 6 pasagjerë që ishin në furgon.
3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po transportohen në Spitalin Ushtarak në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa nga të dhënat e para të grupit hetimor raportohet se shpejtësia shkak.