Bushati: Tirana dhe Athina me plan të përbashkët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Diplomacia shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me palën greke për të arritur një zgjidhje, mbi çështjet e mbetura hapur. E padyshim ligji i luftës e pasojat që rrjedhin prej tij, si dhe përcaktimi i kufirit detar mes dy vendeve, janë pikat ku palët janë përqendruar. Ministri Bushati thekson se diplomacia shqiptare është angazhuar fort edhe në mbrojtjen e të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, vend i cili prej kohësh kalon një destabilitet politik. Sipas tij, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit është i një rëndësie të veçantë. Rreth një javë pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, shefi i diplomacisë shqiptare shprehet se Shqipëria, në këtë histori ka mbajtur një pozicion të qartë: mbrojtjen dhe respektimin e institucioneve demokratike atje, duke konsideruar rëndësinë që Turqia ka si vend anëtar i NATO-s.