Partia Demokratike, përmes Enkelejd Alibeajt, ka akuzuar ministrin Tahiri se ka hedhur në rrugë 7 oficerë policie pasi kanë reaguar ndaj kunatit të tij.
Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj theksoi se kunati i ministrit Tahiri iu versul 7 efektivëve të policisë me pretekstin se po i prishtin qetësine në lokalin e tij.
Sipas Alibeajt, policia ndodhej aty pasi kishte sinjalizime për një person të armatosur.
PD akuzoi ministrin Tahiri se po sillet me dy standarde dhe se padrejtësia që e ka burimin nga qeveria do të marrë fund së shpejti.
" Një muaj më parë, një biznesmen në Tiranë denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj tij dhe ndaj djalit të tij, nga policia në qendër të Tiranës. Gjithçka nisi për një gjobë makine të papaguar. Edhe pse biznesmeni i njohur dëshmoi me prova arrogancën dhe dhunën brutale të policisë, tejkalimin e çdo norme, asnjë masë nuk mori Saimir Tahiri, askush nuk mbajti përgjegjësi. Po nese dikush, një polic prek kunatin e Saimir Tahirit, ky do të jetë fundi i tij, fundi i karrierës dhe do ta shohë veten në rrugë", theksoi Alibeaj.
Rama dhe Tahiri janë të paprekshëm nga "vija e kuqe", u shpreh Alibeaj.
"Përtej vijës së kuqe dhe të paprekshëm e shohin veten Tahiri e Rama me përgjimet e tyre të paligjshme dhe presionin kriminal ndaj Prokurorisë e gjykatës kur nis hetimi ndaj tyre", mbyll reagimin e tij kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD.