Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike denoncon shkarkimin e 7 oficerëve të policisë ?sepse reaguan ndaj kunatit të Saimir Tahirit, i cili, iu versul policëve me arrogancën tipike të familjarëve të qeveritarëve me pretekstin se po i prishnin qetësinë dhe relaksin në lokalin e tij. Paçka se policia gjendej aty ne një aksion e sinjalizuar për praninë e një personi të armatosur? ? tha kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në një deklaratë për median paraditen e sotme.
Nga selia e PD-së Alibeaj tha se 7 policët e pësuan pasi kaluan vijën e kuqe.
?Sepse Tahiri dhe kunati i tij janë përtej vijës së kuqe, ata janë të paprekshëm. Të paprekshëm si njerëzit e Tahirit, jane jo vetëm familjarët e tij, po dhe bandat, trafikantët, rrëmbyesit, grabitësit, e sidomos habilajt, kordinatorët kombetarë të drogës në vend. Përtej vijës së kuqe dhe të paprekshëm e shohin veten Tahiri e Rama me përgjimet e tyre të paligjshme dhe presionin kriminal ndaj Prokurorisë e gjykatës kur nis hetimi ndaj tyre.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-tahiri-flaku-ne-rruge-7-oficere-policie-se-i-preken-kunatin/