Report TV - Vrasja për gjakmarrjen në Kukës ngjarja në një dasëm në fshat

2016-09-20 4

Vrasja e një natë më parë në fshatin Orgjost, të Njësisë Administrative të Zapodit në Kukës, e ka zanafillën shumë vite më parë, kur babai i viktimës ka vrarë babain autorit të vrasjes me thikë.

Burime pranë policisë së Kukësit bëjnë me dije se, dy familjet Memishi (Alidini) dhe Isa janë në hasmëri prej më shumë se një dekade, ndërkohë që konflikti është rindezur pas një tjetër incidenti që ka ndodhur mes autorit dhe viktimës së mbrëmshme, kur ky i fundit e ka ofenduar autorin e vrasjes vetëm pak javë më parë.

Ky i fundit, Ismail Memishi (Alidini) dyshohet se ka planifikuar gjithçka çfarë ka bërë mbrëmë, kur theri disa herë më thikë Miraim Isa 29-vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin e Kukësit.