Report TV - Si do të funksionojë njësia SPAK, “ferri” i zyrtarëve të lartë

2016-09-20 2

Një prej 7 projektligjeve prioritare për zbatimin e reformës në drejtësi, është ai për funksionimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i njohur si SPAK. Ky draft është përgatitur tashmë nga komisioni i posaçëm me ndihmën e ekspertëve të huaj, por nuk ka marrë ?bekimin? e Partisë Demokratike, e cila bojkotoi punën e komisionit. Me shumë gjasë, ky ligj, së bashku me 6 të tjerët do të miratohet në shtator, kur duhet dhe kontributi i opozitës, pasi kalimi kërkon të paktën 84 vota.