http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 protagonistet kryesore te negociatave per reformën ne drejtësi, kane shpjeguar ne emisionin ?Kapital? rrugen qe përshkoi reforma ne drejtësi, deri tek miratimi i saj ne oret e par atë 22 korrikut. Pas miratimit me 140 vota socialisti Fatmir Xhafaj vlerëson se partia me e madhe e mazhorances luftoi qe përpjekja per konsensus, te mos cenonte thelbin e draftit kushtetues, ndërkohe qe per Ylli Manjanin dhe Oerd Bylykbashin, konsensusi ishte elementi thelbësor i ketij procesi. Bylykbashi shpjegon se kush ishte qëllimi i betejës se opozitës dhe cilat rreziqe u shmangen nga drafti fillestar i shtatorit 2015. Pavaresisht se ndryshimet kushtetuese nuk kane nisur Fatmir Xhafaj lajmëron se ndërkombëtaret kane filluar punën. Duket se efekti i pare i reformës ne drejtësi është qetësimi i situatës ne kampin e mazhorances; pasi tonet tashme jane ulur e pavarësisht problemeve Xhafaj e Manjani konfirmojnë se koalicioni qeverisës funksionon. Ne 25 korrik është seanca e fundit para se Parlamenti te marre pushimet dhe bashke me 7 ligjet e reformës duket se edhe debatet politike do te shtyhen per ne vjeshte atëherë kur kuvendi do te rinise punën.