Stërvitja e parë e Roshit te Terek - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Odise Roshi u be lojtari i trete i kombëtares shqiptare, i cili ndryshon skuadër per sezonin e ri. Fieraku i bashkua ruseve te Terek Groznit ne nje kontrate trevjeçare. Ashtu si te Rijeka, mesfushori do te jete se bashku me Bekim Balaj, i cili nënshkroi me pare per ekipin rus. Pas prezantimit, futbollisti shqiptar iu bashkua menjëherë ekipit te tij te ri qe ndodhet ne Trento te Italisë, ne nje faze përgatitore. Atmosfera te ekipi rus, ishte mjaft e ngrohte ku lojtare e rinj Roshi dhe rumuni Torje, kërcyen vallet tradicionale te vendeve te tyre te sheqeruar edhe nga sulmuesi Bekim Balaj. Vitet e fundit, Terek është paraqitur mjaft mire ne kampionatin rus, ndërsa sezonin e kaluar u rendit ne vendin e 7-te. Përveç Roshi, deri tani nga futbollistet shqiptare qe kane ndërruar skuadër jane dhe Ajeti e Balaj. Priten Hysaj dhe Memushaj a do te nënshkruajnë kontratat e reja me Napolin dhe Peskaren, a do te finalizohet interesimi i Gallatasaraj per Sodikun, skuadra e re e Migjen Bashes, por edhe e numrit nje te portës Etrit Berisha.