Tiranë, pezullohen 7 policë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
7 efektivë të patrullës ?Shqiponja? u pezulluan nga detyra për shkak të një ngjarje të ndodhur me kunatin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se para 4 ditësh, një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë, njoftonte se në një lokal pranë zonës së ish-Doganës, ishte një person i armatosur. Patrullat ?Shqiponja? mbërrijnë në lokalin që është në pronësi të kunatit të Ministrit të Brendshëm, Alban Berisha. Ky i fundit, kërkoi arsyen e prezencës së patrullave dhe në debat e sipër kundërshtoi efektivët, të cilët e prangosin.Një ngjarje e tillë është postuar në rrjetet sociale nga ish-kryeministri Berisha, i cili shton se pas kësaj, eskorta e ministrit me drejtorin e inspektimeve, bënë të mundur lirimin e kunatit të Ministrit të Brendshëm. Berisha shkruan në Facebook se pas pezullimit, efektivët kanë kërkuar ballafaqim me Drejtorin e Inspektimit të ministrit dhe drejtuesin e eskortës. Për ngjarjen ende nuk ka njoftim zyrtar të Ministrisë së Brendshme apo policisë së Tiranës, ndërkohë që 7 efektivët janë proceduar me masë disiplinore.

Free Traffic Exchange