Report TV - Përmirësohen kushtet në Portin e Durrësit, rritet fluksi i udhëtarëve

2016-09-20 1

Sezoni i verës rrit ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut Shqipërisë e Italisë.

Prej kohësh terminali i pasagjerëve në portin më të madh të vendit ofron kushte bashkëkohore. Kjo gjë shprehet nga pasagjerë shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkaq burime zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës kanë bërë të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti udhëtarët vendas dhe të huaj janë regjistruar në shifrën 22 përqind më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2015.

Sipas të njëjtave burime 146 754 udhëtarë kanë lundruar me tragete nga Durrësi drejt porteve italiane, ndërsa në hyrje drejt vendit tonë, kjo shifër është regjistruar në 121 691 vetë, me rritje 28 përqind më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar.

Free Traffic Exchange