Pas miratimit të reformës në drejtësi në parlamentin shqiptar, ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin e konsideron këtë një proces të mundimshëm e madje një punë rraskapitëse. Në një intervistë për DW Vlahutin shprehet se procesi ishte shumë gjithëpërfshirës e konsideron rraskapitëse punën për paketën kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila mbulon më shumë se 1/3 e Kushtetutës aktuale.
Duke kujtuar faktin se qytetarët shqiptarë e mbështesin masivisht këtë reformë Vlahutin thotë se për çdo politikan që është mandatuar tu shërbejë qytetarëve duhet të ishte domethënëse shifra prej 93% e shqiptarëve që e donin këtë reformë. Por zonja Vlahutin thotë se kjo mbështetej nuk ishte në fillim e për këtë arsye për shumë muaj është negociuar, kjo edhe për shkak të mosbesimit edhe tek institucionet.