Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Romana Vlahutin, e cila bashkë me ambasadorin Donald Lu, ui bënë ballë politikes shqipatre duke e bindur dhe i ofruar cdo mundësi për konenesus e vlerëson reformën në drejtësi, si momentin që Shqipëria për herë të parë në histori, ka shansin që koha mund të ecë më shpejt. Në një intervistë për Deutsche Welle, Ambasadorja e BE, rrëfen gjithë rrugën për finalizmin e Reformës, tregon si funksion demorkacia ndërsa thotë se e dashuron punën që bën.
Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, në një intervistë për Deutsche Welle, ka rrëfyer rrugtimin e mundimshëm për finalzimin e Reformës në Drejtësi, duke e vlerësuar si një moment historik për të ardhmen e shqipërisë.
Vlahutin: ?Mund të them për herë të parë në historinë e saj që për Shqipërinë koha mund të ecë më shpejt pasi ka humbur shumë kohë. Tani ka shansin të përshpejtojë gjithçka. Kjo është një mundësi e madhe?
Në gjith procesin, për një nga reformat më ambicioze, Vlahutin ka vërejtur mosbesim të thllë jo vetëm mes poltikës por dhe qytetarve ndaj institucioneve.
Vlahutin: Në këtë proces kam kuptuar që kjo mungesë e pabesueshme besimi e kombinuar me mungesën e kujtesës institucionale është një kombinim rezistent, i paepur. Sepse në demokraci nuk është vetëm besimi mes njerëzve por edhe besimi tek institucionet, që e bën më të lehtë besimin mes njerëzve. Këtu situata ishte e tillë që nuk kishim as njërën, as tjetrën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-per-here-te-pare-ne-historine-e-shqiperise-shans-qe-koha-mund-te-ece-me-shpejt/