Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Turneu europian i Podgoricës në not rezervoi rezultate mjaft pozitive për notarët Shqiptarë. Në një kompeticion ku merrnin pjesë sportistë nga disa vende të ndryshme të Europës si Italia, Kroacia, Mali i Zi, Rumani, Kosova, Sllovenia e Bosnja, spikatën në shumë disiplina notarët shqiptarë dhe një mbi të tjerët, Kevin Duraku.
17 vjeçari siguroi plot 7 medalje në total, 2 argjendi në stafet, 1 argjendi dhe 1 bronxi në stilin bretkosë, për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që vendosi në muzeun e tij personal edhe 3 nedalje të tjera në kategorinë e moshave nën 18 vjeç, ku fitoi 2 medalje argjendi dhe nje bronxi. Dutraku u vlerësua me të drejtë një ndër notarët më cilësor në këtë turne ndërkombëtar.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/eventet-e-notit-dominon-kevin-duraku-10-medalje-ne-total/