Mes 4 biznesmenëve të arrestuar për korrupsion dhe zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi,punët nuk kanë shkuar dhe aq mirë sa ç?ishin planifikuar. Kjo pasi, Elidjan Laskaj, Nexhmi Balla Shemsi Sinani dhe Ylber Kalaja pasi kanë fituar tenderin, kanë hyrë në konflikt me njëri-tjetrin lidhur me sasinë e parave që duhet të paguanin tek zyrtarët e burgjeve. Nga përgjimet telefonike, duket qartë se një pjesë e zyrtarëve kishte marrë pjesën e parave, por siç duket i pakënaquri në mesin e zyrtarëve ka qënë zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Iljaz Labi.
Ky i fundit gjatë një komunikime me mesazhë që zhvillon me Ylber Kalanë, pronarin e kompanisë ?Vllaznia? i thotë se nuk është dhe aq mirë, duke nënkuptuar se kishte mbetur i pakënaqur. Pas këtij bisedimi, mes biznesmenëve ka një seri takimesh dhe bisedash të përgjuara, të cilat tregojnë se Shemsi Sinani duhet të angazhohet për të mbledhur 20 milionë lekë, në mënyrë që ti jepen zyrtarit të pakënaqur. Ylberi i thotë Shemsiut:?..Eee, po shko takoje një çikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe, i thashë se i kam thënë Shemes të të vijë të takoj, ka një javë, s?ka ardhur akoma i thashë unë... I kam thën Shemes, me ardhë me të taku...?. Shemsiu i thotë se kishte vajtur dy herë dhe nuk e kishte gjetur. Ylberi i thotë përsëri: ?...Po shko mbaroje atë punë tani o burrë i dheut.., ik mos e dhjesim tani në fund fare...?.Ndërkohë nga dokumentacioni që zotëron ?Shqiptarja.com?, një nga ish-aksionerët e kompanisë ?Vllaznia? ka qënë dhe Aqif Qefalia, i cili mësohet të jetë vëllai i deputetit të PS Xhemal Qefalia. Aqif Qefalia është larguar nga kompania ?Vllaznia? në 1 gusht 2015 duke ja dhuruar aksionet e tij, shtetasit Ylber Kalaja.