Ora News – Politika shqiptarë dënon sulmin në Mynih

2016-09-20 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politika shqiptare është shprehur e tronditur nga sulmet në Mynih, ku 9 persona humbën jetën, mes tyre 3 të rinj nga Kosoba.
Kryeministri Edi Rama, kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministri i jashtëm Bushati dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kanë dënuar këto sulme.
Kryeministri Edi Rama nëpermjet një postimi në FB shpreh trishtimin e madh për sulmin: ?Trishtim i thelle per jetet e humbura ne sulmin barbar te Mynihut mes te cilave edhe jete shqiptaresh! Solidaritet me Gjermanine mike?
Kreu i PD, Lulzim Basha e quan aktin çnjerëzor: Jam i tronditur nga akti i verber, cnjerezor i te premtes ne Mynih te Gjermanise ku mes viktimave te pafajshme qe kane humbur jeten jane tre te rinj shqiptare. Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Diamant Zabergja humben jeten nga ky akt barbar. Ngushellimet me te thella familjeve Sulaj, Segashi dhe Zabergja. Kete moment te rende hidherimi dhe dhimbje kombetare jemi me zemer dhe mendje prane tyre, te bashkuar per ta perballuar dhimbjen e madhe.
Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta thotë se terrorizmi goditi përsëri: Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi perseri. Lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shume. Solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe kancelaren Merkel. Koha të reflektojmë dhe veprojmë si një bashkësi e se mirës ndaj së keqes. Ngushellimet më të sinqerta familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-trishtim-i-thelle-per-jetet-e-humbura-ne-sulmin-barbar-te-mynihut/