Zaev për paktin në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbatimi i marrëveshjes së re politike krijon terrenin për mbajtjen e një procesi demokratik zgjedhor. Kështu është shprehur lideri i opozitës në Maqedoni Zoran Zaev, i cili ka thënë se brenda 30 ditëve të ardhshme duhet të përfundojë pastrimi i listave zgjedhore dhe zbatimin e ligjit për balancim në raportimin mediatik. ?Në këto momente presim marrjen e masave per një raportim në respektim të standardeve profesionale ne media me paanësi politike dhe gjithashtu një pastrim te rreth 300 mijë personave nga lista zgjedhore?, - deklaron Zaev. Sipas paktit, këtë të fundit do ta realizojë një komision ?Ad Hoc? në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni. Ditët e fundit krerët e katër partive kryesore në vend arritën një marrëveshje për krizën politike në Maqedonia. Vendi do drejtohet nga qeveria teknike deri ne organizimin e zgjedhjeve qe do te mbahen ne dhjetor te këtij viti.