Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është furgoni që dyshohet së është përdorur nga agresorët për tu larguar mesditën e 30 qershorit, pasi kishin grabitur shumën e parave nga aeroporti Nënë Tereza.
Mësohet se mjeti furgon tip ?Ford? ndodhet aktualisht ne ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ndërsa ekspertët të laboratorit kriminalistik kanë kryer këqyrjen e mjetit, për të gjetur ndonjë gjurmë të autorëve.
Furgoni është gjetur që në datën 2 korrik i braktisur poshtë urës që po ndërtohet për Unazën e Madhe, te Pallati me Shigjeta.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar pronarin e mjetit dhe për të hedhur dritë, nëse ky furgon është përdorur e grabitësit së mesditën e 30 Qershorit.
Por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se largimi i tij nga efektivet mund te ketë prishur provat pasi në automjet gjenden edhe gjurme të efektiveve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjendet-furgoni-qe-dyshohet-se-jane-larguar-agresoret-nga-rinasi/