Ora News – Gjykata e Lartë pezullon ndërtimin e pallateve tek diga e Liqenit Artificial

2016-09-20 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Lartë pranon kërkesën e bashkisë dhe pezullon ndërtimin e pallateve tek diga e Liqenit Artificial.
Lajmin e përcolli në redaksi gazetarja e Ora News Manjola Hasa.
Duke iu referuar burimeve nga gjykata mësohet se kjo gjykatë ka pranuar kërkesën e bashkisë e cila kërkoi pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ i cili urdhëronte pezullimin e bllokimit të punimeve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe të shumëpërfolur tek diga e Liqenit Artificial dhe i jepte të drejtë kompanisë së ndërtimin ?Gener 2?.
Bashkia dhe kompania e ndërtimit vijojnë prej ditësh betejën ligjore për kompleksin me 5 pallate 17 katëshe nën Digën e Liqenit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-e-larte-pezullon-ndertimin-e-pallateve-tek-diga-e-liqenit-artificial/