Report TV - Veliaj përuron ambientet e reja të kopështit ‘’Bambi’’, dyfishohen vendet

2016-09-20 0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përuruar ambientet e reja të kopshtit ?Bambi? në Njësinë Administrative nr. 10. Tiranës i është shtuar edhe një kopësht tjetër i rikonstruktuar i cili do të mirëpresë 200 fëmijë çdo ditë. Kapaciteti i dyfishuar i vendeve ka ardhur pasi u vunë në shërbim ambiente të pashfrytëzuara më parë për shkak të lagështirës.

?Kemi një kopësht me dyfishin e kapacitetit, i cili shkon nga 100 në 200 vende. Gjithashtu, kemi një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash nga prindërit për të sjellë fëmijët e tyre në kopshte publike, sepse janë më të lira dhe me cilësi më të mira si në ushqim, ashtu edhe në kujdestari dhe infrastrukturë?, tha kryebashkiaku Veliaj, i cili shtoi se kopshtet nuk do të mbyllen as gjatë muajve të verës. ?Lajmi i dytë i mirë është se pas disa vitesh, praktika e vendosur jo zyrtarisht në bashki që i mbyllte kopshtet gjatë muajit gusht, merr fund këtë verë. Pra, në qytetin e Tiranës kopshtet dhe çerdhet nuk do të mbyllen gjatë muajit gusht, në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë patur mundësi t?i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët edhe gjatë këtij muaji?, deklaroi Veliaj.

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e prindërve që kanë shtuar kërkesat për më shumë kopshte e çerdhe, ndërsa shprehu besimin se në vitet në vijim hapësirat do të shtohen, për të akomoduar më shumë fëmijë. Ai sqaroi gjithashtu se çdo leje e re ndërtimi do të kushtëzohet me ndërtimin e një institucioni social apo arsimor. ?Me planin e ri vendor Bashkia e Tiranës do të aplikojë politikën se çdo leje ndërtimi do të kushtëzohet me ndërtimin e një kopshti, një çerdhe ose një shkolle, sepse është e vetmja mënyrë që teksa Tirana urbanizohet, krijojmë më shumë mundësi për ata që zgjedhin të jetojnë në Tiranë?, shpjegoi Veliaj.