Ora News – Miratohet me 140 vota drafti kushtetues për reformën në drejtësi

2016-09-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak pas mesnatës së 21 korrikut Parlamenti i Shqipërisë miratoi me të gjitha votat e deputetëve të Kuvendit, draftin e ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë reformës në drejtësi.
Të 140 deputetët e opozitës por dhe të maxhorancës bashkuan votat për reformën në drejtësi.
Në orën 00.45 të 22 korrikut, Kuvendi i dha fund ankthit dhe diksutimeve të më shumë e një 1 viti e gjysme.
?Suksese kësaj reforme historike dhe le të vazhdojë ky konsensus edhe për reforma të tjera?, tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas votimit i cili u shoqërua dhe me duartrokitje edhe nga ndërkombëtarët të cilët po ndiqnin seancën.
Shtatë orët e negociatve që i paraprinë këtij moment historik duket se kishin rritur mosbesimin e miratimit me konsensus të reformës, çka përligji edhe një duartrokitje të gjatë, të të gjthë të pranishmëve, por edhe një përqafim të dy ambasadorëve që u investuan direkt në këtë reformë, atij të SHBA-se Donald Lu dhe të BE-së, Romana Vlahutin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pritet-ni...