Ora News – Elbasan, kreu i Tatimeve: Kuponi vijon të jetë problem, s’jepet

2016-09-20 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në qarkun e Elbasanit vijon të jetë problem mosdhënia e kuponit tatimor nga bizneset. Kreu i drejtorisë rajonale të Tatimeve Skerdi Tafa bën të ditur se vetëm për periudhën janar-korrik të këtij viti, janë kontstatuar të paktën 100 biznese që abuzojnë me faturën tatimore.
Skënder Tafa: Është e rëndësishme pjesa e bashkëpunimit me qytetarët dhe subjektet sepse nuk mund të punohet pa pasur bashkëpunimin e qytetarëve. Në ato subjekti ku kemi gjetur problematikë janë marrë masat përkatëse nga ana e inspektorëve. Numri ka qenë një numër i vogël në raport me numrin e tatimpaguesve. Për këto 6 muaj ka qenë më pak se 100 numri, por ajo që është themelore është fakti që lehtësimi i tatimpaguesve krahasim me 2015 kanë ardhur në rritje.
Kryetatimori i Elbasanit thekson se fal operacionit ndaj informalitetit, që u shtri në të gjithë vendin, janë shënuar një sërë rastesh ku subjekti ka kaluar nga biznes i vogël në të madh, pasi ka pasur të ardhura të larta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-kreu-i-tatimeve-kuponi-vijon-te-jete-problem-sjepet/

Free Traffic Exchange