Report TV - Gjyqtarët pro Vetingut, Hoxha: Pas kushtetutës, të miratohen ligjet

2016-09-20 4

Me votimin e draftit për ndryshimin e Kushtetutës Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar ajo sapo ka nisur. Në një intervistë për ReportTV pas votimit në parlament të draftit kreu i unionit të gjyqtarëve Gerd Hoxha. kërkon që konsensusi politik të aplikohet dhe në ligjet që do të miratohen për implementimin e reformës.

"Patjetër që kemi probleme,dhe ne këtë kemi këkrkuar i kemi kërkuar dhe ambasadorit Lu të flasë me emra. Unë nxis politikanët që të miratojnë sa më shpejt ligjet bazë pra organike. pa miratimin e tyre kto do të mbesin vetëm në letër"-tha Hoxha

Kjo reformë pritet të largojë nga sistemi ata gjyqtarë e prokuror të cilët kanë probleme me ligjin dhe justifikim e pasurirsë, por për Hoxhën Vetingu s'duhet ti tremb gjyqtarët.

"Gjyqtarët kanë kontroll që në momentin që bëhet gjyqtar, janë nën kontroll të rreptë e prandaj nuk tremben Vetingut. Ne kemi diskutuar mbi Vetingun jo të egzistojë apo jo pasi un besoj se asnjëri prej atyre nuk ka pse të ketë frikë."-u shpreh ai

Për herë të parë Hoxha shpjegon në ReportTV dhe përzgjedhjen e 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë.

"Raporti do jetë 3-2-1, 3 nga Shkalla e parë, njëri prej të cilëve duhet të jetë nga rrethet, 2 nga Apeli njëri prej nga rrethet patjetër nga Apelet e Rretheve jo nga Tirana dhe një nga Gjykata e lartë."-shprehet ai

Me përmbushjen e kuadrit ligjor pas miratimit të kushtetutës së re Hoxha shprehet se Unioni i gjyqtarëve nuk pengoi aspas miratimin e reformës por arriti të nxjerr gjyqësorin nga ndikimi qeverisë me largimin nga KLGJ të Ministrit të Drejtësisë i cili deri më sot është anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

"Shmangien e politikës nga KLD. Them se unioni deri tani i ka arritur qëllimet e veta dhe ka larguar politikën nga KLD pasi s;do jetë më qeveria që përfaqësohet nga minsitri i drejtësisë po ashtu dhe aktorë të tjerë të drejtësisë"-tha Hoxha për Report TV

Free Traffic Exchange