Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e kopshtit ?Bambi? në Njësinë Administrative Nr. 10, i cili tashmë do të mirëpresë dyfishin e kapacitetit të fëmijëve. Teksa përuroi ambientet kryebashkiaku Veliaj njoftoi se kopshtet nuk do të mbyllen as gjatë muajve të verës.
?Kemi një kopësht me dyfishin e kapacitetit, i cili shkon nga 100 në 200 vende. Gjithashtu, kemi një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash nga prindërit për të sjellë fëmijët e tyre. Pas disa vitesh, praktika e vendosur jo zyrtarisht në bashki që i mbyllte kopshtet gjatë muajit gusht, merr fund këtë verë?në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë patur mundësi t?i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët?.
Veliaj sqaroi gjithashtu se çdo leje e re ndërtimi do të kushtëzohet me ndërtimin e një institucioni social apo arsimor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kopshtet-do-te-qendrojne-hapur-edhe-gjate-veres/