Ora News – Miratimi i reformës në drejtësi jehonë në mediat ndërkombëtare

2016-09-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa prej mediave më të rëndësishme ndërkombëtare si NBC News, Uashington Post, The Associated Press, etj, i kanë kushtuar një vëmendje të vecantë miratimit të reformës në drejtësi. Pothuajse në të njëjtën linjë, mediat shkruajnë se Shqipëria ka hedhur një hap mjaft të rëndësishëm drejt hapjes së negociatave për antarësimin në BE. Gjithashtu, në shkrimet e tyre është përshkruar tensioni dhe mosmarrëveshjet që karakterizuan procesin e negociatave.
Miratimit i reformës historike në drejtësi është pasqyruar edhe nga disa prej mediave më të njohura ndërkombëtare. Agjensia Reuters nëpërmjet një artikulli kushtuar votës unanime në parlament nënvizon se Shqipëria ka kaluar një paketë ndryshimesh mjaft të rëndësishme të cilat janë konsideruar si thelbësore sa i përket rrugës së anëtarësimit të vendit në BE. Në rreshtat e shkrimit është përshkruar edhe tensioni që e karakterizoi procesin. Gjithashtu, Reuters citon edhe zyrtarët e Bashkimit Europian të cilët u shproehën se reforma do t?i japë shqiptarëve një sistem drejtësie më të besueshëm, të pavarur dhe transparent.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/miratimi-i-reformes-ne-drejtesi-jehone-ne-mediat-nderkombetare/

Free Traffic Exchange