Minisitria e Kulturës e ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës. Vetë ministrja e Kulturës Mirela Kumabro e ka bërë sot publik këtë fakt përmes një deklarate denocnuese në Facebookun e saj. Kumbaro akuzon sistemin gjyqësor që del kundër interesit të Trashëgimisë Kulturore dhe të vlerave kombëtare! Minstrja e kulturës në shenjë proteste shkruan si më poshtë:
?SKANDALOZE:
Kur sistemi gjyqësor vendos në të kundërt të interesit të Trashëgimisë Kulturore dhe të vlerave kombëtare!!!
Ky nuk është denoncimi i një pale të humbur në një proces gjyqësor!
Këto nuk janë fjalët e një politikani në kontekstin e reformës në drejtësi!
Këto janë faktet e shëmtuara të një realiteti që ka humbur orientimin e vlerave që mbart!
Ju kujtohet debati i madh për ndërtim motelesh brenda zonës arkeologjike të kalasë së Lezhës në vitet 2012-2013?
Ju kujtohet që Ministria e Kulturës në vitin 2014 arriti ta shpëtojë atë thesar të Trashëgimisë kulturore nga motelizimi dhe rrënimi i arkeologjisë?
Në ato kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në vitin 2013- 2014 rimori në shqyrtim të gjitha dosjet dhe urdhërat e lëshuar për këtë projekt dhe i shfuqizoi ato, pasi konstatoi shkelje të rënda të procedurave dhe, me profesionalizëm dhe analizë ligjore dhe teknike, vuri në vend një situatë emergjente duke shpëtuar një vlerë të çmuar të pasurisë së brezave.
Por subjekti privat e dërgoi këtë vendimarrje në gjyq dhe, gjykata e shkallë së parë e rrëzoi pa argumentim dhe pa marrë fare në konsideratë arsyetimin e MK.
Pas dy vjet zvarritjesh në dyert e gjykatave pa zë e pa vesh për vlerat kombëtare, edhe gjykata administrative e Apelit, me vendimin nr.2097, në datë 07.07.2016, në dhomë këshillimi, e në mungesë të palëve dhe pa asnjë njoftim për prezencë, vendos:
Mospranimin e ankimit te paraqitur nga Ministria e Kulturës në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore.