Ora News – Vijojnë negociatat, Meta: Basha të sqarojë pozicionin e tij me SHBA

2016-09-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nis seanca e Kuvendit por jo me drafin për ndryshimet kushtetuese. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se do të vijojë negociatat me qëllim votimin konsensual patriotik të reformës në drejtësi.

Ora 11: 30 Meta: Basha të sqarojë pozicionin e tij me SHBA

Meta: Basha të sqarojë pozicionin e tij me SHBA. Negociatorët të vazhdojnë punën dhe menjëherë pas kësaj të mblidhet komisioni parlamentar. Askush nuk më ka dhënë garanci se po të miratohet me 94 apo 95 vota kjo sjell efekte pozitive për integrimin. Siç e sqarumar me Hahn ta sqarojmë me Shtëpinë e Bardhë, me Departamentin e Drejtësisë. Duhet të votojmë me konsensus patriotik

Seanca nuk do të mbyllet pa u miratuar ndryshimet e reformës kushtetuese

Ilir Meta: Seanca nuk do të mbyllet pa u miratuar ndryshimet e reformës kushtetuese, më vjen keq që nuk filloi në mënyrë solemne sic u dakordësua. Kompromisi ishte arritur por na u prish në mes të natës kemi disa procedura të përmbyllen me legjitimitet pavarësisht nga votimi që do të bëhet me konsensus, apo me 94 apo 93 vota.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-seanca-meta-marreveshja-u-prish-ne-mesante-seanca-nuk-do-te-mbyllet-pa-miratuar-ndryshimet-kushtetuese/

Free Traffic Exchange