Report TV - Propozim i ri?, Basha: Mashtrim, 4 institucionet sipas së njëjtës formulë

2016-09-20 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje urgjente për mediat këtë mëngjes, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ti përmbahet marrëveshjes së arritur mes palëve, sipas së cilës krijimi i katër institucioneve të Reformës në Drejtësi të bëhet sipas nenit 88, që parashikon zgjedhjen me 2/3 e votave edhe për KLGJ e KLP. Ai i ka konsideruar mashtrime pretendimet se PD ka nxjerrë propozim të ri.

Sipas Bashës, kjo marrëveshje nuk i shërben partive politike, por Shqipërisë, por kjo marrëveshje është vënë në dyshim, ndërkohë që ka shtuar se, deklarimet për shtim të kërkesave nga ana e PD-së është e turpshme.

?Ne kemi marrëveshje, i përmbahemi, jemi gati ta votojmë. Rama duhet të zbatojë këtë marrëveshje e të votojmë reformën. PD do jetë në parlament për këtë marrëveshje. Bëj thirrje që Rama ti lërë lojrat e ta votojë. Marrëveshja nuk i shërben partive, por Shqipërisë. Kemi një marrëveshje, por mbrëmë kjo marrëveshje është vënë në dyshim. Ka pasur një mirëkuptim, marrrëveshje prej kohësh se për të 4 institucionet subjekti i nenit 88 do aplikohet e njëjta formulë. Të hënën, kjo marrëveshje është konfirmuar nga PS, këtë e thotë Bylykbashi, Ylli Manjani. Të hënën, PS ka konfirmuar se marrëveshja qëndron për katër institucionet, 3 mazhoranca, e 2 opozita. Shtimi i kërkesave nuk është bërë nga ne, është e turpshme. Përzgjedhja e njëjtë sipas së njëjtës formulë, ky ka qenë qëndrimi ynë që të martën. Partnerëve ndërkombëtarë dua t?iu bëj me dije se çdo mashtrim, bie përtokë me këto dy prova. Ku është kushti i ri???? tha ai.