Report TV - Rama: PD iu nënshtrua vullnetit të hekurt të popullit dhe SHBA-BE

2016-09-20 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një dalje për mediat, pas letrës së komisionerit të Zgjerimit në BE, Johannes Hahn, për rolin e ONM, se drafti kushtetues nuk ndryshon.

"PD i është nënshtruar vullentit të hekur të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë, bashkë me shqiptarët të çojmë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësisë, përmbysjen përfundimtare të kastës së të kroruptuarve dhe të inkriminuarve që mban peng drejtësinë në këtë vend", u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) do të jetë i përfshirë në Kushtetutë. Ndërsa roli i tij, tha kryeministri, është ai që ka shpjeguar komisioneri Hahn në letrën drejtuar tre liderëve të politikës.