Ora News – Në Shkodër aksion për sekuestrimin e motoçikletave pa dokumente

2016-09-20 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U desh aksidenti i rëndë i ndodhur të marten në aksin Shkoder ? Muriqan ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë, nga të cilët një fëmijë 3 vjeçar u plagosen, që policia e qarkullimit rrugor të dilte në aksion, për ndëshkimin e motoçikletave që lëvizin pa dokumenta.
Vetëm në pak orë në Shkodër u bllokuan 17 të tilla, ndërsa 10 drejtues po ndiqen penalisht. Të gjitha rezultuan pa dokumentacion dhe leje drejtimi thotë kryeinspektori i qarkullimit rrugor Simon Mice.
Policia e shtetit pranon se motoçikletat vijojnë të mbetën një shqetësim i vazhdueshëm dhe 40% e aksidenteve vjetore në qarkun e Shkodres, kanë si shkaktare këto të fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-shkoder-aksion-per-sekuestrimin-e-motocikletave-pa-dokumente/

Free Traffic Exchange