http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 mije pallate ne Tirane do te kenë administratore qe do te monitorohen nga Bashkia. Ata do te kujdesen per respektimin e rregullave nga banoret, si pagesa e ashensorit, pastrimi i shkalleve apo mos hedhja e plehrave ne ambientet e përbashkëta. Kryetari i Bashkisë gjate prezantimit te projektit, tha se te gjithë banoret qe jetojnë ne nje pallat duhet te paguajnë per shërbimet. Veliaj po ashtu tha se nëse banoret e nje pallati duan te ndërtojnë nje kënd lojërash per fëmije, dhe nëse paguajnë 1 te 3-en e financimit, Bashkia do te paguaje pjesën tjetër. Sipas rregullores se re, nëse ndonjë nga banoret e pallateve do te refuzoje te paguaje detyrimet, administratori, i cili do te shërbeje si ndërlidhës midis Bashkisë dhe banoreve, do te raportoje fillimisht ne Bashki dhe pas disa paralajmërimesh, do te denoncoje rastin ne Gjykatën Administrative, e cila do te jape urdhër qe paratë te merren nga rroga apo burime te tjera te ardhurash.