Report TV - Zgjatet deri në 2040 koncesioni i shfrytëzimit të kromit në Bulqizë

2016-09-20 3

Koncesioni i shfrytëzimit të kromit në Bulqizë do të zgjatet edhe për dhjetë vite më shumë nga kontrata fillestare, për t?u shtrirë deri në vitin 2040. Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese miratoi me votat e të gjitha palëve shtyrjen e kohëzgjatjes së koncesionit që tashmë zotërohet nga kompania shqiptare ACR.

Ndërkohë që disa prej deputetëve shprehën rezerva për faktin që koncesioni ka ndërruar tre herë pronar, që nuk ka respektuar investimet e nënshkruara në kontratë, për fitimet e kufizuara për arkën e shtetit, por dhe për numrin e madh të aksidenteve me pasojë vdekjen e minatorëve. Deputeti Genc Ruli vuri pikëpyetjen mbi gjobat e akumuluara në vite nga ana e koncesionarit, që arrijnë në miliona euro.

Projektligji u paraqit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjitikës, e cila tha se ai ka qëllim rritjen e kohëzgjatjes së shfrytëzimit të minierës, por rregullon dhe raportet e shtetit me koncesionarin.

Në këmbim të zgjatjes së kontratës, kompania koncesionare ka marrë përsipër të investojë 24 milionë dollarë në 8 vite për thellimin e pusit të minierës dhe përmirësimit të kushteve teknike.