Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi apelon partitë politike që të miratojnë reformën në drejtësi. Një ditë përpa se drafti të kalojë për miratim në parlament, sipërmarja argumenton se reforma është kusht stabitetin që i duhet biznesit.
Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë: Reforma në drejtësi është themelore dhe pa të asnjë reformë tjetër ekonomike që është ndërmarrë apo do të ndërmerret në të ardhmen nuk mund të sjellë qëndrueshmërinë ekonomike që sipërmarrja ka nevojë. Dështimi i reformës në drejtësi do të ishte një dështim i madh edhe për sipërmarrjen ashtu edhe për ekonominë e vendit tonë. Ndaj sot i bëjmë apel klases politike shqiptare që nesër të miratojë në parlament draftin kushtetues.
Për bizneisn, reforma në drejtësi ëhstë garancia për bnjë traktim të barabartë dhe konkurrencë të ndershme në treg.
Lorenc Gjoni, drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Dihet që ka mënyra pune që shfrytëzojnë politikën dhe që shfrytëzohen nga politika që shfrytëzojnë gjykatat dhe që shfrytëzohen nga gjykatat kur ato janë të korruptuara. Ka edhe mënyra pune që sjellin zhvillim, që sjellin përparim kur të gjithë ecin përpara bashkë sipas aftesive dhe punës që bëjnë. Këtë duam me reformën që të vendoset një hap shumë i rëndësishëm, një bazament shumë i fuqishëm për të vazhduar reformat e mëtjeshme qoftë ekonomike, apo cdo lloj tjetër për të vendosur atë hapësirë ku punojmë edhe të zhvillojmë biznesin dhe vendin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-apelon-per-miratim-te-draftit-nga-parlamenti/