Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Fatos Lubonja nuk e konsideron as revolucion dhe as ngjarje historike për Shqipërinë miratimin e reformës në drejtësi, që pritet të ndodhë më 21 korrik.
Në analizën e tij gjatë edicionit të lajmeve në Ora News, Lubonja shprehet se për sa kohë që drejtësia e pavarur do të jetë në duart e ndërkombëtareve, atëherë kjo është një ditë e errët për vendin tonë.
Deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu për pasoja të rëndë për ata që nuk votojnë reformën, fatos luboja e lexon si një kërcënim ndaj deputetëve dhe sipas tij ky poshtërim pranohet nga ata deputetë që e kanë mizën nën kësulë.
Fatos Lubonja: Shqiptarët janë manipuluar duke menduar se do të vijnë ca nga qielli, do të zbresin këtu e do na bëjnë drejtësi. Ne i kemi ndërkombëtarët në Kosovë siç e keni parë, Eulex-i etj dhe vazhdon të akuzohet klasa politike për korrupsion plus që shpeshherë ndërkombëtarët në politikat e tyre jo se kanë kërkuar drejtësi por kanë dashur stabilitet, kanë mbështetur ca banditë kur iu është dashur. Pra, çështja e ndërkombëtarëve dhe demokracia nuk janë gjithnjë paralel.
Intervista e plotë në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=_9kvd...
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetingu-f...