Ekopolitikë - Ahmetaj: Do të çojmë në Kuvend amnistinë e kapitaleve, kërkojmë konsensus nga PD

2016-09-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i financave Arben Ahmetaj ka paralajmëruar në emisionin ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe për pasojat e rënda që do të ketë ekonomia në rast se reforma në drejtësi nuk do të miratohet më 21 korrik. Sipas kreut të Financave, rritja ekonomike do të pësojë goditje të fortë dhe ekonomia do të bëjë hapa prapa.
Ahmetaj: Mos aprovimi i reformës në drejtësi e rrezikon ekonominë. Kalimi i reformës në drejtësi është një kusht në një ekonomi, kuptohet gradualisht, transparente dhe formale. E mira nuk vjen në ditën 1.
Po ku do të reflektohet kjo reformë?
Ministri Ahmetaj thotë: Do të reflektohet në qetësinë e biznesit vendas, do të reflektohet në një marrëdhënie të re të administratës, shumë herë më transparente. Dhe tjetra është imazhi i Shqipërisë dhe garancia e investitorëve të huaj Shqipëria.
Në rast se nuk miratohet reforma në drejtësi, çfarë do të ndodhë?
Qeveria teknike? ? Ahmetaj: Jam i bindur që do të kalojë reforma në drejtësi dhe shpresoj që edhe opozita të vijë ta miratojë reformën. Mos kalimi është hap mbrapa. Ky vend ka nevojë për frymëmarrje. Qeveri teknike nuk shoh në asnjë aspekt. Unë aksident politik quaj mos kalimin e reformës. Mbi të gjitha është humbje shansi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ahmetaj-mos-miratimi-i-reformes-ne-drejtesi-rrezikon-ekonomine/