Vatra e zjarrit që është shfaqur prej dy ditësh në zonën e Pishporos në Vlorë është riaktivizuar fuqishëm pasditen e kësaj të marte, ku shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për neutralizimin e zjarrit, por dëmet kanë qenë të mëdha.
Sipas ekspertëve deri tani janë djegur dhjetra hektarë me pyje, ku për shuarjen e tij janë angazhuar 3 makina zjarrfikëse dhe 30 zjarrfikës.
Gjatë ditës së djeshme u dogjën rreth 300 ha pyje në zonën e Pishporos dhe Hidrovoeit.