Ambasadori amerikan Donald Lu i është bashkangjitur protestës së qytetarëve para kuvendit për kalimin e reformës në drejtësi, duke i dhënë një tjetër përmasë rolit të tij të rëndësishëm në këtë hap të Shqipërisë. Lu ka paralajmëruar drejtëpërdrejt dhe ashpër partitë politike shqiptare se zvarritja e kësaj reforme do të sjellë pasoja të rënda.
Megjithë përpjekjet e shumëllojshme të Lu-së politikanët shqiptarë vijojnë të zvarrisin reformën, pa mundur të sjellin miratimin që populli shqiptar dhe ndërkombëtarët e kërkojnë me aq shumë ngulm. Ndërkohë që Lu bëri lëvizjen e fundit që reforma të kalojë duke protestuar së bashku me qytetarët, ai ka marrë si surprizë një këngë polifonike që i kushtohej Shteteve të Bashkuara dhe reformës në drejtësi.