Turqi, “fshesa” antigyleniste prek edhe arsimin - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-09-19 0

Dallga e shkarkimeve në Turqi ka vazhduar me pezullimin e 15.200 arsimtarëve të dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gulen. Bordi i Arsimit të Lartë ka urdhëruar gjithashtu largimin e 1.500 dekanëve, e raportuar kjo nga media shtetërore, që citon burime pranë Ministrisë së Arsimit.