Report TV - Gjermeni: Brenda vitit, 26 bashki me plane të përgjithshme vendore

2016-09-19 0

Brenda këtij viti, 26 bashki do të ketë të hartuara dhe të miratuara Planet e Përgjithshme vendore. Ky është objektivi final për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, të cilat po monitorojnë procesin e hartimit të 26 PPV, të mbështetura financiarisht e teknikisht nga Qeveria, me një fond prej 560 milion lekësh.

Ministrja Eglantina Gjermeni gjatë takimit me drejtues të 26 bashkive dhe përfaqësues të studiove vendase dhe të huaja, që kanë punuar për këto plane theksoi se, Brenda vitit 2016 duhet të finalizohet procesi i hartimit, diskutimit në public dhe miratimit në Këshillat Bashkiakë, e më pas miratimi në Këshillin Kombëtar të Territorit të planeve vendore.

?Duke mirëkuptuar faktin,që hartimi i PPV u bë në një kohë relativisht të shkurtër,si dhe duke besuar fort se,të gjitha dokumentat që ju keni draftuar duhet të diskutohen në publik me grupet e interesit,për të qenë pjesë e debateve kemi vendosur shtyrjen prej 6 javësh të afatit,për dërgimin për miratim të draft ? planeve. Ky është maksimumi i mundshëm, që ne mund t?ju ofrojmë për hir të interest public dhe kjo për faktin se, jo thjesht është detyrim ligjor, por sepse ne vërtetë besojmë se procesi për hartimin dhe miratimin e këtyre planeve duhet të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe të paraqesë nevojat dhe interesat e qytetarëve?, tha Ministrja Gjermeni në fjalën e saj.

Ajo kërkoi në mënyrë të veçantë përfshirjen në të gjitha hallkat e procesit të anëtareve të këshillave bashkiakë.