Report TV - Rama: Aleanca jonë do të votojë në bllok të enjten pro reformës

2016-09-19 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një dalje për mediat se koalicioni qeverisës, "Aleanca për Shqipërinë Europiane" do të votojë në bllok për reformën në drejtësi.

Ai theksoi se mazhoranca i ka votat për ta kaluar reformën ditën e enjte.

?Aleanca për Shqipërinë Europiane? do të votojë në bllok për ta çuar faqebardhë vendin dhe popullin tonë në derën e negociatave për anëtarësim në BE. ?Aleanca për Shqipërinë Europiane? do të votojë në bllok, për të mbrojtur dritën e të ardhmes për gjeneratën tjetër", u shpreh Rama.

Shefi i mazhorancës theksoi sërish se opozita është e mirëpritur për konsensus deri të enjten në orën 10:00, ndërsa kujtoi se e vetmja mundësi për dakordësi është drafti hibrid i propozuar nga Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

"Kam qenë, jam dhe do të jem, deri në orën 10:00 të datës 21 korrik, i gatshëm për konsensus. Propozimi hibrid i paraqitur nga Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin parlamentar të 21 korrikut. E rikonfirmoj se deri në ora 10:00 të 21 korrikut, gatishmëria për të gjetur zgjidhje për këtë propozim, tashmë është e plotë. Ne 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë është shumë e qartë, ose të votojmë në emër të Shqipërisë, dhe njerëzve të këtij vendi, për të shpëtuar nga kthetrat e atyre që kanë marrë peng këtë vend, ose të veprojmë sipas frikës duke lejuar këtë pengmarrje shekullore, ose të votojmë faqebardhë për të mundësuar çeljen e negociatave e të ulemi në tryezën e BE, ose ta votojmë për faqen e zezë kundër SHBA e BE e ta bëjmë Shqipërinë vendin që do damkoset se refuzoi reformën strategjike për pastrimin e drejtësisë nga plehrat e korrupsionit. Ose të votojmë me konsensus të gjithë së bashku, ose të ndahemi në mbrojtës të dritës, e të errësirës", deklaroi Rama.

Ai tha se mazhoranca nuk mund t'i plotësojë kërkesën PD-së, për tu rreshtuar në një front kundër SHBA-së, ndërsa i bëri thirrje kryetarit të PD, Lulzim Basha, që të sillet si lider.

Free Traffic Exchange