Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej disa ditësh zona Turistike e Shëngjinit përballet me ndërprerje të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Lezhës, Ndue Lushi, pranon situatën e krijuar, duke deklaruar se mungesa e ujit ka ardhur si rezultat i ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Lushi: Furnizimi me ujë i qyteteve të Lezhës dhe Shëngjin bëhet në mënyrë mekanike dhe mungesa e energjisë elektrike shkakton probleme në furnizimit me ujë. Ka pasur rënie tensioni në linjën e Vainit, e cila furnizon stacionin e pompave që furnizon qytetin e Shëngjinit.
Lushi i është përgjigjur edhe problemit të ngritur në Këshillin Bashkiak për mungesën e hapësirave publike në Shëngjin. Sipas tij plazhet janë ndarë ashtu siç e parashikon ligji dhe mbi 20% e sipërfaqes janë hapësira publike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shengjin-mungese-uji-ne-zonen-bregdetare/