Report TV - Punimet për rrjetin e ujësjellësit në Njësinë 4, Veliaj: Kurseni ujin

2016-09-19 0

Rreth 12 mijë banorë në periferi të Tiranës nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës dhe UKT nisën investimin për shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën që kufizohet nga rrugët ?Myslym Keta?, ?Shefqet Kuka? dhe ?Thoma Filipeu? në Njësinë Administrative nr. 4, e cila i jep zgjidhje problemit të ujit të pijshëm i mbartur prej vitesh. Punimet u ndoqën nga afër sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj, si dhe drejtori i UKT-së, Redi Molla. Pasi u njoh me projektin dhe volumin e punës, kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim i jep zgjidhje një kërkese të vazhdueshme të banorëve të kësaj zone, të cilët prej vitesh vuanin nga mungesa e ujit.

?Një nga kërkesat kryesore të banorëve të zonës ka qenë nevoja për furnizim me ujë të pijshëm dhe më cilësor. Besoj se ky investim i plotëson të gjitha këto nevoja. Koha kur Tirana ndahej në qendër dhe në periferi, në autoktone dhe në të ardhur, në zona të urbanizuara dhe zona informale, duhet të marrë fund. E vetmja mënyrë se si merr fund nuk është me fjalime, por duke bërë investime të tilla, që sjellin urbanizim. Nuk besoj se ka investim që sjell më shumë qytetërim se sa të pasurit ujë të pijshëm?, tha Veliaj. Ai theksoi se bashkia synon që investimi të përfundojë në kohë rekord dhe me cilësi të lartë punimesh.